Shyqri Haxha: Operatori i tretë mobil është i nevojshëm

07:33 | 30 Mars 2015
Arbresh.info

Ish-Drejtori ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha ka thënë se operatori “Vala” dhe “Ipko” kanë pasur mundësi reale që të ofrojnë shërbime më të lira dhe më cilësore në çdo cep të Kosovës, në mënyrë që të kishe hapësirë shumë të vogël për operatorin e tretë.

Por sipas Haxhës lidhjet komplekse dhe ndërhyrjet politike kanë pamundësuar ofrimin e këtyre shërbimeve.

“Prandaj është e domosdoshme licenca e tretë që ta plotësojë këtë hapësirë”, është shprehur Hoxha në një intervistë për Epokën e Re.

Sipas tij, operatori i tretë mobil nuk duhet të ketë ngjyrim politik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme