Shumica e hoteleve në Kosovë, të zbrazëta

09:14 | 16 Mars 2016
Arbresh.info

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë për tre mujorin e fundit të vitit të kaluar, sipas të cilave, më shumë se 85 për qind e kapacitete hoteliere kanë qen të zbrazëta. Anketa është zhvilluar në 104 hotele gjithandej territorit të Kosovës, ndërsa shfrytëzimi i kapaciteteve ka mbetur nën 15 për qind.

Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.43 për qind.

Në tremujorin e fundit, numri i vizitorëve është 30 685, prej tyre 41.65 për qind janë vizitorë vendorë dhe 58.35 për qind janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në tre mujorin w fundit të vitit 2015, është 45 309, ku 37.56 për qind e këtyre bujtjeve janë nga vendorët dhe 62.44 për qind janë të huajt.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 21 310 vizitorë dhe 32 676 netëqëndrime. Ndërsa numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës e Pejës. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, SHBA-ja, Gjermania etj”, thuhet në statistikat e AASK-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme