Vetëm në vitin 2017 në Kosovë janë shuar 1 mijë e 589 biznese si pasojë e politikave jo afatgjata, shkruan arbresh.info.
Ndërsa, që nga viti 2001 deri në vitin 2017 aktivitetin e tyre ekonomik e kanë shuar 20 mijë e 250 biznese kosovare për shkak të kushteve të vështira për të bërë biznes.
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, konkretisht ne Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare kanë thënë për arbresh.info se për 12 muaj të vitit 2017 janë shuar 1589 biznese.
“Prej datës 01.01.2017 deri me datë 31.12.2017 janë shuar 1,589 biznese. Me rastin e aplikimit, arsyet e shuarjes së biznesit, në shumicën e aplikacioneve janë cekur si vullnetare”, thuhet në përgjigjen e MTI-së.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë për arbresh.info se mbyllja dhe hapja e bizneseve në Kosovë që nga viti 2000 ka qenë në rritje e sidomos në dy vitet e fundit.
“Mbyllja dhe hapja e bizneseve në Kosovë që nga viti 2000 e këndej ka qenë gjithmonë në rritje sidomos dy vitet e fundit ku aktualisht po flas në vitin 2016 dhe 2017 janë mbyll më shumë se 4400 biznese, kurse në këtë vit ka një rënie të shuarjes së bizneseve dhe kjo është një indikatorë që tregon se diçka në Kosovë po ndodhë pozitivisht, dhe kjo është një indikatorë që bizneset në Kosovë kanë filluar të qëndrojnë më lehtë dhe shuarja e tyre sivjet është më e vogël në krahasim me vitet e kaluara”, ka thënë ai.
Sipas tij, në fillim të këtij viti Qeveria ka ndërmarrë disa hapa në mënyrë që të reformohen politikat fiskale dhe se kjo gjë po vërehet.
“Qeveria ka marrë disa hapa që të reformon politikat fiskale e që bizneset nga një janari i këtij viti kanë filluar t’i shijojnë këto lehtësira që ndoshta edhe do të përmirëson dukshëm edhe ambientin biznesor sidomos të bizneseve vendore, prandaj edhe pse ky numër me vitin e kaluar është dukshëm më i vogël prapë mbetet shqetësim pse janë shuar këto biznese dhe shumë vende të punës. Me siguri që kjo do të duhet të trajtohet dhe që kjo temë të ketë edhe një analizë me të cilën do të publikonte shkaqet e shuarjes të këtyre bizneseve që janë rreth 1600”, ka deklaruar Shahini.
Për njohësit e ekonomisë në vend numri kaq i madh i shuarjes së bizneseve për një vit ka ardhur si shkak i asaj që bizneset po përballen me vështirësi të shumta duke përmendur mungesën e energjisë elektrike, kamatat e larta e çështje të tjera
“Bizneset që veprojnë në Kosovë përballen me vështirësi të shumta dhe nga më të ndryshmet, si procedurat burokratike, konkurrenca jolojale, kamatat e larta, mungesa e energjisë elektrike, moszgjidhja e shpejtë e kontesteve gjyqësore dhe shumë probleme tjera. Këto probleme dhe vendosja e arkave fiskale po ndikojnë që shumë biznese të ndërpresin veprimtarinë e tyre”, ka thënë për arbresh.info eksperti i ekonomisë Lulzim Beqiri.
Beqiri ka thënë që ekzistojnë disa faktorë që duhet të ndërmerren në mënyrë që të mos ketë edhe në vitet në vazhdim numër kaq të madh të shuarjes së bizneseve.
“1,589 biznese i dhanë fund aktivitetit të tyre vetëm në vitin 2017, shifër kjo alarmuese për institucionet e vendit, prandaj duhet hartuar politika më afatgjata strategjike për mbështetjen e ndërmarrjeve të rrezikuar nga falimentimi, pauzat tatimore, lehtësirat në qasje në financa, këshillat profesionale janë vetëm disa nga faktorët që kishin me dhënë rezultat pozitiv”, ka deklaruar ai.
Sipas tij shuarja e bizneseve është një fakt që tregon se në Kosovë nuk ka kushte të favorshme për biznes dhe se bizneset nuk përkrahen sa duhet, pra nuk kanë lehtësime që do të duhej t’i kishin në veprimtarinë e tyre./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...