Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të bëjë shtypjen e kompletit të veprave të Anton Çetës.
Ndërsa vlera e parashikuar e kontratës është 42.000,00 euro.
Kjo bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty nuk jepen detaje për sasinë që do të shtypet por thuhet se do të realizohet sipas paramasës.
Në të njëjtin njoftim thuhet se kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj.
Te kapaciteti teknik dhe profesional thuhet se operatorët ekonomik duhet dërgojnë edhe listën e kontratave, bashkangjitur si dëshmi referencat mbi përfundimin e kontratave në vlerë totale 63,000€ të gjitha referencat; të shërbimeve të ngjashme të realizuara në tri vitet e fundit para publikimit të njoftimit për kontratë.
Lloji i procedurës është i hapur ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 22.05.2020 dhe vetëm përmes platformës E-prokurimi.
Takimi për hapjen e tenderëve do të bëhet po atë ditë në orën 13:30 në objektin e MASHT-it./arbresh.info/
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...