Shtyhet afati për dorëzimin e kuponëve fiskal

11:30 | 1 Gusht 2016
Arbresh.info

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se afati për dorëzimin e plikove me kuponë fiskalë është shtyrë deri më 4 gusht.

Në një njoftim për media thuhet se një gjë e tillë është bërë me qëllim që t’u jepet kohë e mjaftueshme për të dorëzuar kuponët.

Sipas tyre, deri më tani ka më shumë aplikime për rimbursim të kuponëve fiskal, se dorëzim të plikove përkatëse, gjë që ka shtyrë në marrjen e këtij vendimi.

Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me kuponë fiskal të grumbulluar gjatë muajve prill, maj dhe qershor, ishte nga data 01 korrik 2016 deri më 31 korrik 2016.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme