Shtyhen të gjitha deklarimet tatimore deri më 15 maj

14:31 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë të ditur se ka shtyrë deklarimin e tatimeve nga data 30 prill deri më 15 maj.

Në njoftimin e MFT-së thuhet se afati i pagesës për tatimet mbetet data 30 qershor, shkruan arbresh.info.

Aty thuhet gjithashtu se ko mundësi shtesë e pagesës me këste po bëhet për arsye të pandemisë në rast se dëshmojnë vështirësi financiare.

“Me qëllim të ndihmës për bizneset ministri Besnik Bislimi ka marrë vendim për zgjatjen e afatit, i cili lidhet me dhënien e mundësisë për tatimpaguesit që të bëjnë kërkesë për marrëveshje të pagesës me këste, për deklarimet tatimore nga data 30 prill në 15 maj, sipas pikës 2 të këtij vendimi. Gjithashtu, afati i pagesës për tatimet sipas pikës 1 të këtij vendimi mbetet data 30 qershor. Kjo mundësi shtesë e pagesës me këste jepet për bizneset, për arsye të pandemisë në rast se dëshmojnë vështirësi financiare për shkak të kësaj pandemie”, thuhet në njoftimin e MFT-së./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme