Ministri i Financave Bedri Hamza së bashku me udhëheqësin e zyrës së KfW René Eschemann si dhe nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale të Ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës kanë në shkruar nënshkruar Marrëveshjën për Grant “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore – FAZA V”.
Ministri i financave Bedri Hamza tregoi se kjo marrëveshje përben 8 milionë euro, raporton arbresh.info.
“Jam i lumtur për nënshkrimin e kësaj marrëveshje me institucionet e qeverisë gjermane. Marrëveshje e cila e ngrit shumën e marrëveshjeve që janë në formë të granteve në nivel 86 milionë. Nga këto, 50% janë grante, donacione të institucioneve të Gjermanisë. Për këtë falënderoj popullin gjerman. Përveç si shumë, kontributet e Gjermanisë janë shumë kualitative dhe ndikojnë direkt ne përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Në emër të popullit të Kosovës falënderoj ambasadorin , institucionet e Gjermanisë për kontributin e tyre për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ndërkaq ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt se po përpiqen të përmirësojnë kushtet e jetës në Kosovë.
“Sot kemi nënshkruar programin numër 5 që përfshinë 8 milionë euro. Në po përpiqëmi t’i përmirësojmë kushtet e jetesës në vend. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë. Të gjitha fondet e dhëna për urëjat e zeza janë në formë të granteve. Partnerët që i kemi sot këtu do ta bëjnë zbatimin e këtyre fondeve më kujdesin më të madh”, ka thënë Heldt.
Ndërkaq, udhëheqësi i zyrës së KfW Rene Eschemann ka thënë se këto 8 milionë euro do të përdoren për rehabilitim.
“Të tri qytetet, fabrikat për ujërat e zeza janë në ndërtim dhe këto 8 milionë do të përdoren për rehabilitim. Pasi jemi përfshirë në furnizimin 24 orë për Kosovën e kemi pas në mendje se çfarë do të ndodh me ujërat e zeza”, ka thënë ai./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...