Qeverisë së Kosovës do t’i kushtoj rreth 10 milionë euro pagesa e sigurimit kufitar për bashkatdhetarët.
Këtë për arbresh.info e kishte konfirmuar muajin e kaluar Byroja Kosovare e Sigurimit.
Ata kishin bërë të ditur se vitin që lamë pas të hyrat nga sigurimi kufitar në BKS kanë qenë 7.7 milionë euro.
“Drejtuesit mjeteve motorike me regjistrim të huaj paguajnë Sigurim të detyrueshëm Kufitar dhe jo Karton te Gjelbër me c’rast Kosova ende nuk është anëtare e Këshillit të Byrove. Të hyrat nga Sigurimi Kufitar në BKS për vitin 2019 ishin 7.7 milionë euro, kurse gjatë vitit 2019 BKS ka paguar dëme në vlere 7.9 milionë euro”, thuhetj në përgjigjen e BKS-së për arbresh.info.
Nga Byroja Kosovare e Sigurimit kanë bërë të ditur gjithashtu se tarifat e sigurimit kufitar varen nga lloji i automjeteve dhe periudha e sigurimit.
“Tarifat e Sigurimit Kufitar varen nga lloji i automjeteve dhe periudha e sigurimit rezulton prej 15 dite deri ne 1 vit. Çmimi i polices për auto veturat për 15 ditë kushton 15.00 euro, si dhe për çmimet tjera mund ta vizitoni ëeb faqen tone dhe llojin e kategorive”, thonë nga Byroja Kosovare e Sigurimit.
Ndryshe sigurimi kufitar i autopërgjegjësisë është sigurim, i cili është i obliguar me ligj për të gjitha mjetet motorike me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Arsyet për blerjen e këtij sigurimi janë se Republika e Kosovës nuk është anëtare e Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbër, dhe si rrjedhojë, asnjë karton i gjelbër i cilitdo shtet në botë nuk vlen në Republikën e Kosovës, përveç Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, shtete me të cilat Kosova ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit për njohje reciproke të sigurimeve./arbresh.info/
Kuvendi miraton mbulimin e sigurimit kufitar për bashkatdhetarët
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...