Ish-Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti në ditën e fundit të punës ka marrë vendim që të marrë përsipër koston e shpenzimeve për sigurimin kufitar për vitin 2020, raporton arbresh.info.
Aty është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Financave dhe Transfere për krijimin e mekanizimit për mbulimin e obligimeve të sigurimit kufitar nga Qeveria e Kosovës për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i polisës kufitare dhe vijnë në Kosovë për vitin 2020, shkruan arbresh.info.
Por, nga Byroja Kosovare e Sigurimit thonë se fillimi i procedurës nuk nënkupton marrjen përsipër të këtyre obligimeve nga ana e qeverisë.
Në një përgjigje për arbresh.info, nga BKS kanë thënë se janë krijuar konfuzione të bashkëatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës.
“Ju njoftojmë se vendimi i datës 03.06.2020 te Qeverise se Republikës te Kosovës ka te bëj me Aprovimin e kërkesës nga Ministria e Financave dhe Transfereve për fillimin e procedurave për krijimin e mekanizimit lidhur me mbulimin e obligimeve te Sigurimit Kufitar nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Andaj, obligohemi t’ju informojmë se fillimi i kësaj procedure nuk nënkupton marrjen përsipër të këtyre obligimeve nga ana e qeverisë, prandaj lusim mediat vendase dhe të tjerët këtë lloj vendimi ta interpretojnë drejtë sepse deklaratat e ndryshme po krijojnë konfuzion tek bashkëatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet në përgjigje.
E vitin që lamë pas të hyrat nga sigurimi kufitar në BKS kanë qenë 7.7 milionë euro.
“Drejtuesit mjeteve motorike me regjistrim të huaj paguajnë Sigurim të detyrueshëm Kufitar dhe jo Karton te Gjelbër me c’rast Kosova ende nuk është anëtare e Këshillit të Byrove. Të hyrat nga Sigurimi Kufitar në BKS për vitin 2019 ishin 7.7 milionë euro, kurse gjatë vitit 2019 BKS ka paguar dëme në vlere 7.9 milionë euro”, thuhet më tej në përgjigjen e BKS-së për arbresh.info.
Nga Byroja Kosovare e Sigurimit kanë bërë të ditur gjithashtu se tarifat e sigurimit kufitar varen nga lloji i automjeteve dhe periudha e sigurimit.
“Tarifat e Sigurimit Kufitar varen nga lloji i automjeteve dhe periudha e sigurimit rezulton prej 15 dite deri ne 1 vit. Çmimi i polices për auto veturat për 15 ditë kushton 15.00 euro, si dhe për çmimet tjera mund ta vizitoni ëeb faqen tone dhe llojin e kategorive”, thonë nga Byroja Kosovare e Sigurimit.
Ndryshe, Qeveria e re e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti nuk do të shfuqizoj këtë vendimin të ish-qeverisë.
Këtë për arbresh.info e kanë konfirmuar nga zyra e Hotit.
“Qeveria Hoti do të vazhdojë që t’i mbuloj shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën që vijnë në vendin tonë. Kjo pagesë do të bëhet për të gjithë qytetarët që vijnë nga diaspora dhe persona të huaj, për vitin 2020” kanë thënë nga zyra e kryeministrit.
Ndryshe sigurimi kufitar i autopërgjegjësisë është sigurim, i cili është i obliguar me ligj për të gjitha mjetet motorike me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Arsyet për blerjen e këtij sigurimi janë se Republika e Kosovës nuk është anëtare e Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbër, dhe si rrjedhojë, asnjë karton i gjelbër i cilitdo shtet në botë nuk vlen në Republikën e Kosovës, përveç Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, shtete me të cilat Kosova ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit për njohje reciproke të sigurimeve.
Sigurimi kufitar i mbulon të gjitha dëmet ndaj palëve të treta, të cilat shkaktohen nga pronarët e mjeteve motorike me tabela të huaja që kanë sigurim të vlefshëm kufitar. Ky sigurim nuk i mbulon dëmet e shkaktuara në automjetin e shkaktarit të dëmit, dëmet e shkaktuara nga personat e panjohur (N/N ose godit dhe ik), dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, si dhe dëmet e shkaktuara nga vetë poseduesi i këtij sigurimi, vetërrokullisja, kafshët në rrugë etj. /arbresh.info/
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...