Mbi 2 milionë euro do t’i kushtoj buxhetit të Republikës së Kosovës, projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu bëhet e ditur në deklaratën financiare për vlerësimin preliminar për ndikimin buxhetor në këtij projektligji të siguruara nga arbresh.info.
Aty thuhet se vlerësimet fillestare janë që ky ligj do t’i kushtoj shtetit rreth 2 milionë e 250 mijë euro.
“Duke u bazuar në kërkesën për të hartuar deklaratën financiare për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, si dhe bazuar në nenin 19.1′ të Ligjit m’ 07/L–00l, për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, lidhur me vlerësimin preliminar të deklaratës financiare për implikimet buxhetore, në këtë Projektligj, Drejtoria për Buxhet dhe Pagesa e Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka hartuar deklaratën financiare për vlerësimin preliminar për ndikimin buxhetor në këtij projektligji dhe vlerësojmë se me hyrjen në fuqi të këtij Ligii, do të ketë implikime shtesë financiare në shumë prej rreth 2,25O,OOO euro.”, thuhet aty.
Por, kjo vlerë edhe mund të ndryshoj me vlerësimin e ndikimit buxhetor, që do ta bëjë Ministria e Financave.
“Organizimi, strukturë funksionimi dhe përmbajtja e muzeut të luftës do të përcaktohet me akt nënligjor dhe me këtë rast do të përcaktohen edhe kostot shtesë buxhetore. Megjithatë, deklaratën për vlerësimin e ndikimit Buxhetor (tekstin final), duhet ta përgatit Ministria e Financave dhe Transfereve”, thuhet më tej aty.
Ndryshe, projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Vlerës e luftës, sipas këtij projektligji, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Politike, Shtabet e zonave operative, arkiva, si dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.
E, Qeveria e Republikës së Kosovës, më 14 korrik e ka mbështetur këtë projektligj, duke e proceduar në kryesinë e Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...