Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka nënshkruar kontratë për shërbime funerale të personave me Covid 19.
Kontrata i ka kushtuar mbi 200 mijë euro, ndërsa përfshinë 12 muajt e ardhshëm, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se SHSKUK-së i ka kushtuar ky tender saktësisht
210 mijë euro. Aty thuhet gjithashtu se në mesin e tre tenderëve të pranuar, fitues ishte shpallur ‘Blerim Nreci B.I.’ nga Prishtina.
Në njoftim thuhet gjithashtu se kontrata nuk ka gjasa të nënkontraktohet.
Ndryshe deri tani në Kosovë si pasojë e pandemisë Covid 19 kanë vdekur 327 persona të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...