SHSKUK do të blej barna në vlerë afër 350 mijë euro, nuk do ketë mungesë për 2 vite

10:25 | 30 Janar 2020
Arbresh.info

Mungesa e barnave esenciale është e përditshme në spitalet e Kosovës.

Por së paku për ndy vite, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës pritet se nuk do të ketë problem.

Kjo pasi është shpallur tenderi për furnizim me barna esenciale, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull ‘Furnizim me barna nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së’ janë planifikuar të shpenzohen afër 350 mijë euro ose saktësisht 343.795,00 euro.

Ndërsa furnizimi do të bëhet për 24 muaj.

Aty gjithashtu janë cekur edhe llojet e barnave që do të blihen.

“Grupi 1.Lot 1Etomidate  Injeksion   2mg  ml, 10ml, Grupi 2. Lot 2Caffeine citrate  Injeksion   20 mg   mL (ekuivalent me 10 mg caffeine base   mL), Grupi 3 Lot 3 Anti-tetanus immunoglobulin Injeksion    250 IU;  në flakon, Grupi 4. Lot 4 Phenobarbital  Injeksion   200 mg   mL (natrium), Grupi 5. Lot 5 Lactulose [c]    Tretësirë orale   3.1 g  5  mL, Grupi 6.  Lot 6 Suxamethonium  Injeksion   50 mg  ml;2 ml, Grupi 7. Lot 7 Misoprostol   Tableta   200 mcg, Grupi 8. Lot 8 Hydralazine  Pluhur për Injeksion   20 mg (hidroklorur) in ampula”, thuhet në njoftim.

Aty janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes ndërsa një nga kriteret e dhënies së kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.

Për të gjithë Operatorët Ekonomik, afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është 16 mars 2020, ndërsa në të njëjtën ditë do të bëhet dhe hapja e tyre./arbresh.info/

Qeveria ndan 10 mijë euro për familjen e Sami Thaqit dhe nga 10 mijë euro për policët e lënduar mbrëmë në Prizren

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme