Google ADS

Shqyrtohet programi për Reforma në Ekonomi 2018-2020

11:40 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua shqyrtimi i programit për Reforma në Ekonomi 2018-20.

Ministri i Financave Bedri Hamza ka thënë se ky program është bazë e dialogut të Kosovës me Komisionin Evropian.

“Ky program është imput kryesor për pjesën ekonomike të raporti të progresit. Është hera e katërt që ne e dërgojmë këtë program. Ky dokument ka dy pjesë kryesore, reforma strukturore dhe pjesa makroekonomike. Pjesa e parë ka 9 fusha të reformave, menaxhimi i financave publike, fusha e energjisë dhe transportit, mjedisi biznesor, ulja e ekonomisë jo formale, tregtia, arsimi, tregu i punës etj. Pjesa e dytë përmban analiza makroekonomike ku përcakton rritjen ekonomike”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme