Në Shqipëri dëshirojnë të frenojnë përdorimin e euros, në mënyrë që politika e saj monetare të funksionojë më mirë dhe të mbrojë sistemin e saj bankar nga goditjet e kursit të këmbimit
Banka Qendrore në Shqipëri dëshiron të frenojë përdorimin e euros, në mënyrë që politika e saj monetare të funksionojë më mirë dhe të mbrojë sistemin e saj bankar nga goditjet e kursit të këmbimit, tha guvernatori i saj për “Reuters”, shkruan “Daily Mail”.
Monedha Kombëtare është leku, por remitancat nga emigrantët, së bashku me lidhjet tregtare dhe bankare me vendet e eurozonës, Italia dhe Greqia, dhe fqinjët, Kosova e Mali e Zi, që përdorin euro, do të thotë se shqiptarët përdorin gjerësisht euro, përcjell albinfo.ch.
Guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko është shprehur se nuk ka dyshime për heqjen e euros nga ekonomia shqiptare, një kandidat për Bashkimin Evropian.
Ai shtoi se banka donte të ruante stabilitetin financiar, pasi një sasi e lartë e huadhënies në euro do të ekspozonte sistemin bankar shqiptar ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit.
Një dekadë më parë, 80 % e huadhënies ishte kryesisht në euro, kurse pjesa tjetër në lekë, por raporti ka ndryshuar ku 55 % është euro dhe 45 % lekë. Depozitat në euro përbënin 60 % të kursimeve.
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...
Republikanët në Senat gati të fillojnë punën me udhëheqjen e...