Google ADS

Shpresa e vetme për qytetarët është tërheqja e kursimeve në TRUST

08:41 | 1 Prill 2022
arbresh.info

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu vlerëson se qytetarëve u duhet ndihma nga shteti për tërheqjen e kursimeve në Trustin Pensional.

“Ka modele nga vende tjera, por në Kosovë mungon një debat publiko-privat. Në këtë drejtim shpresa e vetme për qytetarët është tërheqja e kursimeve në Trustin Pensional”.

Sipas Gërxhaliut, nëse lejohet që të tërhiqen mjetet nga Trusti, Qeveria duhet që të garantojë riburësimin e mjeteve.

“Mund të tërhiqet Trusti Pensional atëherë kur Qeveria garanton rimbushjen e tyre. Duhet Trusti të jetë i garantuar të mbulohet nga shteti”./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme