Shpezëtarët e Kosovës kanë protestuar sot para Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë duke kërkuar ndaljen e importit të vezëve nga vendet e tjera në Kosovë.
Fermerët nga pjesë të ndryshme të Kosovës thanë se ata kanë kapacitete për të mbuluar 100 për qind tregun e Kosovës me vezë, shkruan arbresh.info.
Pas një takimi që kryetari i Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës pati me një prej përfaqësuesve të AUV-it, u tha se këta të fundit kanë premtuar rregullimin e kësaj çështjeje.
Mirëpo, shpezëtarët thanë se nuk është hera e parë që u premtohet e njëjta gjë por nuk ka veprime konkrete.
Ata thanë se nëse nuk merren masa, do të dalin në rrugë për të bllokuar importin e vezëve nga vendet tjera duke kërcënuar se do të rrëzojnë maunet me vezë që futen në Kosovë.
Sipas tyre, investimet e tyre milionëshe po shkatërrohen nga tregtarët që importojnë vezë nga Serbia, Bullgaria e Shqipëria./Arbresh.info.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...