Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës është duke protestuar para Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kundër importit të vezëve nga Shqipëria.
Gjatë qëndrimit para ndërtesës së kësaj agjencie, shpezëtarët u ankuan se nuk po mbrohet prodhimi vendor, shkruan arbresh.info.
Sipas tyre, Shqipëria nuk po e pranon asnjë copë vezë import nga Kosova.
Rrahman Kida, fermer nga Gjakova tha se vezët e importuara po shiten më lirë se sa ato që prodhohen nga vetë ata gjë që sipas tij, po i dëmton shumë prodhimet e tyre.
Ai u shpreh se që 17 vite po ballafaqohen me problemet e njëjta në bizneset në të cilat kanë investuar shumë mjete financiare.
“Vjen veza shitet 1,19 cent. Ku ta dijnë fëmijët tanë se ato vezë duhet të konsumohen. Nuk na japin analizat. Kjo është vrasje në mënyrë të heshtur. KLur nuk kujdesen këta për ne si popull edhe si prodhues atëherë duhet të kujdesemi ne për veten”, ka thënë Kida./Arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...