Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ende nuk ka pronësi ndonjë shtëpi apo banesë.
Ahmeti po vazhdon të jetoj në shtëpinë e vëllait të tij, në një nga lagjet afër kryeqytetit, shkruan arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur vet ai në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë kundër Korrupsionit.
“Jam me banim të përkohshëm në shtëpinë në Lagjen Nic në Çagllavicë, në pronësi të vëllait. Është dokumentacioni në vitin 2014 sipas kërkesës së AKK”, thuhet në deklarim.
Ai ka deklaruar se ka në pronësi një veturë të tipit, Skoda Superb në vlerë 6 mijë euro të blerë në vitin 2009 nga të hyrat e punësimit.
Ahmeti ka deklaruar se ka të kursyera 3,200 euro, ndërsa ka edhe një kredi në vlerë 1,400 euro.
Pagë vjetore nga pozita e të parit të komunë merr saktësisht 17,448 euro, e shpenzime të rimbursuara merr 991 euro./arbresh.info/
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë