Prapashtica ndër të tjera njihet edhe si vendlindja e ish-kryetarit të komunës së Prishtinës, Isa Mustafës.
E ky i fundit gjatë kohës sa mbajti pozitën e të parit të kryeqytetit duket se nuk u interesua shumë për vendlindjen e tij. Në këtë fshat ka ende rrugë të pa asfaltuara, ndërsa për këtë po kujdeset pasardhësi i tij, Shpend Ahmeti, shkruan arbresh.info.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës me titull ‘Ndërtimi i rrugëve në lagjet Canolli , Qazimaj dhe Sekiraqa në fshatin Prapashticë’.
Tenderi i cili kap shifrën prej afër 300 mijë euro ose saktësisht 279.385,68 euro i është dhënë kompanisë ‘MILENIUM KONSTRUCTION SH.P.K.’ nga Prishtina.
Në mesi e 10 kompanive sa kishin aplikuar kjo e fundit kishte ofruar çmimin më të ulët ndërsa ai më i larti i ofruar ishte 397.000,00.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty gjithashtu se kohëzgjatja e kontratës është 90 ditë./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...