Shpallet tenderi për ndërtimin e autostradës ‘Arbër Xhaferi’ deri në Bresalc

13:28 | 12 Maj 2017
Arbresh.info

Komiteti Drejtues Ndërministror për zhvillimin e projektit të autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim për aprovimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e segmentit “Kyqja në R6 (autostrada “Arbër Xhaferri”) deri në Bresalc, në gjatësi prej 21.6 kilometrash të autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”.

Me anë të këtij vendimi, Ministria e Infrastrukturës autorizohet që t’i zhvillojë procedurat e prokurimit dhe lidhjen e kontratës për projektin e autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” në përputhje me Ligjin mbi prokurimin publik, transmeton arbresh.info.

Ky vendim është nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, ministri i financave Avdullah Hoti si dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Gjatësi e përgjithshme e autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” do të jetë 47.1 kilometra./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme