Vendimi i sotëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për gjobitjen e 14 kompanive të derivateve të naftës me 4 milionë e 40 mijë euro për kurdisje të çmimit në fund të 2018-es po kundërshtohet nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.
Kështu ka deklaruar kryetari i kësaj të fundit, Fadil Berjani në një prononcim dhënë për arbresh.info.
Berjani ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur rregullim të çmimit. Sipas tij derivatet importohen nga pothuajse i njëjti vend dhe kanë çmim të përafërt.
“Sa i përket Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe deklarimit se kinse naftëtarët kanë pas marrëveshje, kjo nuk ekziston. Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës e kundërshton, nuk ka pas marrëveshje dhe asnjëherë nuk do të ketë për rregullim të çmimit. Kosova është treg i lirë e i hapur, oferta dhe kërkesa e përcakton çmimin, mund të them lirishtë se të gjithë natarët përafërsisht importojnë nga një vend ku çmimi nuk ka diferenca të mëdha dhe prapë se prapë potencoj se marrëveshje nuk ka pas e as nuk do të ketë”, ka thënë ai.
Ai ka paralajmëruar mbajtje mbledhje të jashtëzakonshme për këtë vendim.
“Ne jemi duke përgatitur mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm që do të mbahet për këtë rast dhe aty do të dalin rekomandimet. Unë kam biseduar me shumicën e importuesve të cilët janë të gjobitur, dhe mendoj se çdo gjë do të vijë në vend”, ka thënë ai.
I pari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ka thënë se kompanitë e gjobitura kanë paralajmëruar edhe organizim të protestave.
“Rekomandimet e shoqatës së naftëtarëve janë se do të protestohet por unë kam aplikuar që të takohemi pasi ky është një gabim. Pas mbajtës së Kuvendit do të shihet se si do të shkojmë tutje”, ka shtuar ai.
Berjani ka thënë se do të ndjekin edhe rrugët ligjore.
“Natyrisht të gjithë kanë të drejt të bëjnë ankesë, por pse të shkohet në Gjykata kur nuk ka pas marrëveshje sa i përket rregullimit të çmimit”, ka përfunduar ai.
Ndryshe sot Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në një konferencë për medie ka bërë të ditur vendimin për dënim të 14 kompanive të derivateve të naftës me 4 milionë e 40 mijë e 450.78 euro.
Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi tha se kompanitë e dënuara kanë shkelur ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.
“Hetimi ka nisur në fillim të vitit 2019. Deri më tani hetimi i këtij rasti është zhvilluar në disa faza. Pas gjetjeve përkatëse, dhe përfundimit të të gjitha fazave Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur si në vijim. Kompanitë që kanë qenë në hetim e kanë çrregulluar konkurrencën në treg gjatë muajve nëntor dhe dhjetorë të vitit 2018, me veprimet e tyre ato kanë kryere shkelje të dispozitave të nenit 4 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës i cili i rregullon marrëveshjet e ndaluara. Komisioni i Autoritetit më datën 6 maj 2020 ka vendos të shqiptojë masë ndëshkuese administrative 4 milionë e 40 mijë e 450.78 të totalit të të hyrave të gjashtë mujorit të vitit 2018 të 14 kompanive në hetim”, ka thënë Prestreshi.
Në mesin e kompanive që u gjobiten ishin edhe HIB Petrol” 1 milionë e 108 mijë e 988 euro, “Al Petrol” 989 mijë e 493 euro, “Exfis” 537 mijë e 899 euro dhe , “Ip-kos” 498 mijë 338 euro.
E hetimi për këtë rast kishte filluar në janar të vitit 2019./arbresh.info/
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë