Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë ende janë në nivelin jo të kënaqshëm. Ka kohë që Qeveritë e të dyja vendeve kanë arritur disa marrëveshje me qëllim të krijimit të një tregu të përbashkët, por kjo ende nuk duket në praktikë.
Këto tema u diskutuan sot në mbledhjen e përbashkët me anëtarë të Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për veprimtari prodhuese, tregti dhe mjedis, dhe anëtarëve e komisionit për Zhvillim Ekonomik të Kosovës. Deputetët kosovarë ishin ata të cilët potencuan barrierat që i hasin gjatë eksporteve në Shqipëri.
Blerim Grainca, deputet i Kuvendit të Kosovës, ka numëruar disa pengesa të cilat i hasin bizneset gjatë eksporteve të mallrave në Shqipëri. Ai po ashtu tha se marrëveshjet që janë arritur mes dy qeverive nuk po implemnetohen.
“Ne kemi disa marrëveshje të nënshkruara të cilat në praktikë po përcillen me mos implementim gjegjësisht në një shkallë të atillë burokratike që po krijojmë pengesa të atilla që po e pengojnë zhvillimin dhe marrëdhëniet tregtare të dyja vendeve edhe ashtu të brishta në fushën e ekonomisë.Anomalitë që i kanë listuar bizneset kosovare ku autoritetet në Shqipëri iu kërkojnë që gjithë dokumentacioni përcjellës që vjen nga Kosova duhet të jetë i noterizuar tek noteri. E vlerësojnë më shumë noterin se sa një certifikata të lëshuar nga institucioni i Republikës së Kosovës.Në pikat kufitare bizneset tona që eksportojnë në Shqipëri, përveç barrierave po hasin edhe në problem të natyrave të vonesës që po kundrohen si vonesa të qëllimshme “, tha Grainca.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik Muhamet Mustafa, ka thënë se sa i përket shkëmbimeve tregtare ka ende zbrazësia për këtë.
“Në përgjithësi unë mendoj që nuk janë shfrytëzuar mundësitë e bashkëpunimit tregtarë . Këmbimet tregtare ka shumë hapësira që të ritën në dy anët dhe ne duhet të punojmë bashkërisht në atë drejtim. Ka disa pengesa , ka disa probleme që i theksojnë bizneset , asociacionet …Kapacitetet energjike mund të fuqizohen “, tha Mustafa.
Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për veprimtari prodhuese, tregti dhe mjedis, tha se për problemet e bizneseve duhet të trajtohen përmes komisioneve dhe me ligjet adekuate duke i këmbyer ato në mënyrë që të zgjidhen problemet.
“ Në radhë të parë ne do të duhej të stabilizojmë mënyrën se si do të bashkëpunojmë. Do të këmbimin e legjislacionit…Si do të bëhet kjo sekretaria e Komisionit tonë me sekretarin tuaj një herë në muaj ose sa herë ne miratojmë kalendarin dhe programin të vendit të ja vendosim në dispozicion vendit tuaj dhe anasjelltas. Nëse vjen një problem tek ju që ka të bëjë me një çështje të caktuar. Atëherë problemi i deputetit i prezantohet komisionit, mbledhja formale jo formale ..por mënyre se si ne do të informohemi mbi këtë problematikë. Sepse të gjitha këto pika ne do të duhet ti dimë ku ti adresojmë dhe sa qëndrojnë “, tha Shalsi.
Ndërsa, kryetari i Komisionit Muhamet Mustafa, i ka njoftuar mysafirët nga Shqipëria edhe për numrin e papunësisë. Do të duhej të hapnin diku 40 përqind më shumë vende të punës se sa që hapen për të përballuar kontingjentin që hynë në tregun e punës.
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...