Është shkarkuar bordi i Telekomit të Kosovës.
Anëtarët e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e sotme me të gjitha votat për kanë miratuar këtë propozim të ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, shkruan arbresh.info.
Ajo gjatë fjalimit tha se Telekomi është në prag të falimentimit.
“Ndërmarrja publike, Telekomi i Kosovës është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë financiare dhe operative, ajo ndodhet në prag të falimentimit duke rrezikuar shërbimet e telekomunikacionit, pronën publike, jetën e familjeve të mijëra të punësuarave dhe rendin publik e sigurinë kombëtare”, ka thënë ajo.
Hajdari ka kërkuar edhe shfuqizimin e disa vendimeve të Qeverisë për emërimin e drejtorëve në këtë ndërmarrje
“Duke u mbështetur në nenin 119 të Kushtetutës, dhe duke pasur parasysh gjetjet e zyrës Kombëtare të Auditimit i propozoj Qeverisë të nxjerr këtë vendim, të shkarkohet bordi i drejtorëve të ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës dhe të shfuqizohen vendimet e Qeverisë për emërimin e drejtorëve”, ka shtuar ajo.
Ajo gjithashtu ka përmendur shpenzimet e tepërta e punësimet në këtë ndërmarrje.
“Drejtorët e tanishëm kanë lejuar shpenzime të tepërta, punësime e gradime pa kriter”, ka shtuar ajo.
Kujtojmë që arbresh.info në shkurt të vitit që lamë pas ka raportuar për 32 puënsime me lidhje familjare e politike të bëra në ndërmarrjen publike, Telekomi i Kosovës.
Pushteti ‘mbush’ Telekomin me reja, motra, fëmijë, vëllezër e militantë partiak
Gjithashtu arbresh.info për javë të tëra ka raportuar për dhjetëra raste të keqpërdorimit të parave të ndërmarrjes publike.
Këngëtarët kanë marrë deri 7 mijë euro për realizim të këngëve dhe videoklipeve të ndryshme.
Tunës e kolegeve të saj iu ndanë deri 6 mijë euro për videoklipe nga Telekomi
Këngëtarja Leonora Jakupi për realizimin e videoklipit ‘pushkë e çifteli’ iu ndanë nga Telekomi i Kosovës plot 6 mijë euro.
Kënga është në bashkëpunim me Gold Ag i cili po ashtu ka shkruar tekstin e klipi ka vetëm sy skena.
Shumë të njëjtë mori edhe këngëtari tjetër i estradës shqiptare, tani ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri. Atij para iu ndanë për këngën ‘Interesgjike’.
100 mijë euro në dreka e darka luksoze të drejtuesve të Telekomit
Por ndërmarrja publike që dikur operonte si më fitimprurësja në vend ka ndihmuar edhe këngëtarë të zhanreve tjera si Adelina Thaçi, bashkëshortja e ish-deputetit të LDK-së, Bardhyl Meta me 6 mijë euro, Altuna Sejdiu -Tuna me 2 mijë e 500 euro, Adelina Berisha dhe Edita Sopjani, me 2 mijë dhe respektivisht 1 mijë e 500 euro, e 3 mijë euro janë ndarë për Argjentina Ramosaj.
Edhe humoristët kanë marrë para nga Telekomi për realizim të skeqeve të tyre.
Ditë më parë arbresh.info ka raportuar edhe për paratë e ndara për sallone të ondulimit dhe spektakle të bukurisë.
1 mijë euro bileta për ndeshjen Kosovë-Kroaci, faturën e pagoi Telekomi
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale