Tregu botëror i industrisë së telefonave ka pësuar një rënie në shitje të njësive në krahasim me vitin 2014. Bazuar në TrendForce, tremujori i parë i këtij viti qëndron me 291.2 milionë njësi të shitura, duke rënë kështu për 9.2% në krahasim me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.
“Kjo rënie, që ishte më e madhe në krahasim me atë që pritje, i përket industrisë së dobët të telefonave në tregun kinez,” tha kompania hulumtuese në një konferencë për shtyp, transmeton arbresh.info.
Samsung qëndron në pozitën e parë me 27.8% të industrisë telefonike, Apple gjendet një pozitë më poshtë me 19.9%, ndërsa Huawei, LG dhe Lenovo kanë më pak se 18% të tregut.
TrendFroce pretendon që Samsung do të shes 80 milionë telefona të mençur brenda tremujorit të dytë të këtij viti, ku shitjet e mëdha të Galaxy S6 dhe S6 Edge do të tejkalojnë për 20 milionë njësi më shumë ngase ishte menduar. Për kompaninë Apple, hulumtuesit pretendojnë se do të shes përafërsisht 45 milionë njësi./arbresh.info
Arrijnë në Prishtinë udhëtarët nga Hamburgu
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale