Besfort Axhanela, qytetar nga Prishtina ka gjetur diçka të çuditshme në një paketim të lëngjeve të kompanisë “Fructal”.
Axhanela, i cili dje është furnizuar me këtë lëng në njërën prej marketeve në Prishtinë, dyshon se në paketimin e këtij lëngu ka gjetur leckë e cila përdorët për pastrimin e veturave.
“Dje rreth orës 9:55 në mëngjes e kom ble unë Fructal-in e dardhës. Mbrëmë natën bashkëshortja ime mori me e hap dhe me ja dhënë djalit të vogël, se ai zakonisht konsumon këtë lloj lëngu. Edhe pasi që e ka hapur i ka ardhë një erë shumë e keqe. Pasi që morëm me e derdh nga paketimi doli kjo lloj lecke, e cila duket si ajo që pastrohen veturat”, tha Axhanela për KosovaPress.
Axhanela tregon se për këtë është ankuar dhe ka lajmëruar edhe në organizatën për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe pret që të hënën të procedohet kjo çështje.
Në Korrik të vitit 2011, kompania e Fructal-it shkon në pronësi të një pronari serb. Ky i fundit i cili është pronar edhe i kompanisë Nectar, tashmë ka në pronësi edhe Fructal-in Slloven.
Pronari i kësaj kompanie konsiderohet si njëri ndër investitorët më të mëdhenj serb në Slloveni.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj