Edhe këtë vit në Gjakovë, shoqata e bletarëve “Flora” në mbështetje të Komunës së Gjakovës ka organizuar manifestimiFesta e Mjaltit 2015.
Në këtë event rreth 11 bletarë nga Komuna e Gjakovës morën pjesë në hapjen e ngjarjes “ Festa e Mjaltit 2015”, në hollin e Pallatit të Kulturës “ AsimVokshi”. Hapjen e bëri Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe zhvillimit Rural, Bekim Ermeni dhe Drejtori i Shoqatës së Bletarëve “ Flora” në Gjakovë, Florin Dautaga, nga të cilët u tha se bletarët e rinj po shtohen dhe se komuna e Gjakovës po e mbështet këtë sektor.
Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe zhvillimit Rural, Bekim Ermeni tha se ata po vazhdojnë mbështetjen e sektorit të bletarisë.
“Drejtoria rajonale në kuadër të planeve dhe aktiviteteve të vetanjë vend të veçantë për sektorin e pylltarisë dhe ashtu siç i kemi premtuar bletarëve dhe shoqatës së bletarëve që të veprojmë në komunën e Gjakovës ne po vazhdojmë mbështetjen e këtij sektori. Këtë vit kemi zbatu disa aktivitete. Bletarë e dinë ne kemi mbështet 33 bletarë me centrifugagjysmë automatike për nxjerrjen e mjaltës, kemi mbështetur vizitën studimore në Shqipëri”, tha Ermeni.
Drejtori i Shoqatës së Bletarëve “ Flora” në Gjakovë, Florin Dautaga tha se produkti i bletëve për dy vite ka qenë i mangët, por shpreson që viti i tretë të mos jetë sikur dy vitet paraprake.
“Jemi dëshmitarë që produkti i bletëve tona kanë qenë të mangëta. Mirëpo jemi duke shpresuar që viti i tretë nuk do të jetë sikur këto dy vitet që i patëm përpara. Mirëpo prapë se prapë me punën tonë, sakrificën tonë jemi mbajt dhe këtë ndjenjë ne e kemi arritur me ato produkte që na kanë dhënë bletët tona, që nuk janë n’var nga puna jonë por u n’var nga fuqitë madhore. Dhe më së shumti neve na ka ardh keq më së shumti keq për bletarët e rinj që secilën herë po shtohen dita e ditës e sidomos të gjinisë së kundërt femërore”, tha Dautaga.
Për këtë vit bletarët kishin përzgjedhur pos mjaltit edhe produkte të tjera për t’i ekspozuar.
Bletarja Leonora Dautaga nga bletaria “Klea”, tha se bletaria e saj këtë vit ka shënuar rezultatet të mëdha. Ajo ka treguar se është munduar që me bio krem të bëhet një krem me bio i cili krem përdoret për anti plakje.
“Me qenë se është festa e mjaltit, sot kemi dalë. Punën tonë vitin e kaluar e kemi promovuar me produkte bio, do të thotë me produkte nga mjalta. Mirëpo këtë vit, është viti i dytë për bletarinë “Klea” që ka arrit një rezultat edhe më të madh, do të thotë ka ec me hapa edhe më të madhej. Kremin të cilin e kam përdorur unë për lëkurën time, jam munduar që edhe për konsumatorët tjerë, për botën femërore në përgjithësi , jam munduar me bio krem të bëjë një krem që është me krejt bio. Me mjaltë, me propolis, me polen, me qumësht blete, me dyllë bletë, me vitaminë E, me vitaminë C, do të thotë e gjitha që ka një përmbajtje anti plakje. Do të thotë e gjithë puna ime u promovua sot”, tha Dautaga.
Në kuadër të aktiviteteve u mbajt edhe puntoria me ligjëruesdhe ekspertë nga Kosova e Shqipëria, si Prof Agim Nela, Haxhi Demuka Kryetari i Bletarëve të Kosovës , Dr.Lejla Berberi etj. Ku u zhvillua një bashkëbisedim me bletarët e pranishëm, për sfidat me të cilat përballen këta të fundit gjatë procesit të punës. Manifestimi Festa e Mjaltit do të vazhdoj të mbahet edhe nesër në Bibliotekën “Ibrahim Rogova” në Gjakovë.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...