Kosova është në prag të një krize energjetike. Menaxhmenti i KEK-ut ankohet se u kanë mbetur vetëm edhe pak rezerva, për shkak se nuk po arrijnë të kenë qasje në zonën ku është planifikuar të nxjerrët thëngjilli. Mirëpo, e kujt është përgjegjësia në rast se vendi mbetet në terr për shkak të dështimit për shpronësimin e 17 pronave në Hade e Shipitullë. Kush është dashur dhe kur është dashur të bëhet ky shpronësim?
Në një intervistë për AktivPress, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, e shpjegon në detaje gjithë këtë proces. Ai thotë se ka qenë përgjegjësi e KEK-ut që të merret vesh me banorët për shpronësimin e pronave të tyre.
Por, sipas tij, KEK-u ka dështuar ta bëjë këtë gjë. Për më tepër, KEK-u rezulton ta ketë njoftuar Ministrinë shumë vonë se s’po mund të ketë ujdi me banorët, në mënyrë që t’i hapet rrugë zbatimit të Ligjit për shpronësime.
Shala, hedh poshtë çdo mundësi që MMPH-ja ka dështuar t’i përmbush detyrimet e veta në raport me këtë çështje. Bile, ai thotë se edhe KEK-u ka ende hapësirë që ta shmang krizën energjetike.
“MMPH-ja ka miratuar vendimin e parë në qeveri për shpronësim, ka caktuar dëgjimin publik dhe pas datës 10 gusht do t’i propozojë Qeverisë miratimin e vendimit preliminar. Ndërsa, pasi Ministria e Financave të kryejë vlerësimin e pronës, MMPH-ja do t’i propozojë Qeverisë miratimin e vendimit përfundimtar më të cilin mbyllet procedura e shpronësimit. KEK-u deri në miratimin e vendimit përfundimtar ka hapësirë të i bindë banorët të nënshkruajnë marrëveshje. Çdo përgjegjësi e MMPH-së është duke u kryer brenda afatit ligjor”, ka thënë ai.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...