Ditët e fundit në medie është raportuar se “Telekom Srbija” ka ofruar 155 milionë euro për blerjen e IPKO-së.
E për këtë ka reaguar edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se Telekom Srbija” është kompani e afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic dhe zyrtarët e partisë së tij “Srpska Napredna Stranka”.
Ai ka shkruar gjithashtu se sipas një vendimi të ARKEP-it, IPKO Telecommunications LLC nuk mund të ndërroj pronarin e saj, dhe nuk mund ti shes aksionet, tek një kompani tjetër, pa miratimin paraprak të ARKEP-it
“Telekom Srbija” ofron 155 milionë euro për blerjen e IPKO’së.
“Telekom Srbija” është kompani e afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic dhe zyrtarët e partisë së tij “Srpska Napredna Stranka” (SNS).
Po ashtu kjo kompani serbe ka shtrirjen më të madhe në gjithë territorin e Serbisë, ajo tregun e saj e ka zgjeruar edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Austri.
Kujtojmë se në Mars të 2018-ës Telekomi Slloven u bë pronari i vetëm i IPKO Telecommunications pasi bleu edhe 6.89% të aksioneve të cilat nuk i kishte në pronësi.
Sipas grupit të Telekomit Slloven, shitja është pjesë e strategjisë së kompanisë 2019-2023 për të konsoliduar veprimtarinë e saj ose përmes zgjerimit ose përmes shitjes së investimeve në tregjet ku operon.
Pra për të ruajtur sigurinë nacionale të Kosovës,
Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare e ka parashikuar që mund të vinte një situatë e tillë, dhe paraprakisht ka marrë veprimet si në vijim.
Me datë 25 korrik 2019, Bordi i ARKEP i kryesuar asokohe nga z.Kreshnik Gashi, tani Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në një vendim të nxjerrë, duke aprovuar kërkesën e IPKO Telecommunications LLC për ripërtëritjen e autorizimit për dhënien e së drejtës së shfrytëzimit të radio spektrit frekuencor të nevojshëm:
sipas pikës 3 të Shtojcës 1, të po këtij vendimi, ka paraparë se:
“Autorizimi Individual i specifikuar për operatorin, nuk mund të shitet, jepet me qira, të transferohet apo të jepet si garanci, pa miratimin paraprak nga ARKEP.
Asnjë ndryshim i kontrollit të operatorit qoftë i drejtpërdrejt apo i tërthortë nuk mund të bëhet pa lejen paraprake me shkrim të ARKEP”.
Kjo lë të nënkuptohet se kompania IPKO Telecommunications LLC nuk mund të ndërroj pronarin e saj, dhe nuk mund ti shes aksionet, tek një kompani tjetër, pa miratimin paraprak të ARKEP-it”, thuhet në postimin e Shalës. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...