Shahini: MSA-ja dobëson importuesit e produkteve serbe

09:39 | 12 Prill 2016
Arbresh.info

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, në Tribuna Channel, se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëveshje e cila liberalizon tregun.

E, duke folur për prodhuesit vendor, Shahini ka thënë se disa prodhues e kanë mirëprit këtë marrëveshje por disa edhe janë dëshpëruar.

“Nuk do të dobësohen vetëm prodhuesit disa por këtu do të dobësohen importuesit e produkteve nga Serbia sepse në një moment vjen barazohet një produkt i cili do të importohet nga Beogradi me një që do të importohet nga Vjena sa i përket politikave të cilat do të duhej që aktualisht të jenë të barabarta”, ka thënë Shahini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme