Sot në vend është hapur manifestimi tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2017”. Kjo javë ka për qëllim promovimin e ekonomisë, rritjen e produkteve vendore dhe inkurajimin e Qeverisë për krijimin e ambientit të favorshëm afarist për bizneset.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, tha se për të 15-tën, herë me përpjekjet e tyre po e bëjnë këtë për qëllim të promovimit të ekonomisë së vendit.
Sipas tij objektivat e AKB-së, nga viti 2003 ishin ta promovojë ekonominë kosovare dhe ti stimulojnë prodhuesit, shkruan arbresh.info.
Shahini, madje e ka inkurajuar qeverinë për të krijuar ambient më të favorshëm për prodhime të vendit.
Ai ka thënë se tregtarët mbesin më të pamëshirshmit ndaj prodhuesve vendor.
“Ne jemi vazhdimisht aktiv për publikun sepse jemi të parët e karvanit për prodhimin vendor. Motoja Konsumo Prodhime Vendore u lansua për herë të parë në vitin 2003. Motoja “Konsumo Shqip”, u lansua në vitin 2007″, ka thënë ai.
Shahini, ka thënë se AKB kërkon nga institucionet që t’i reformojnë politikat.
“Ju patët guxim që sistemin fiskal ta futni në reforma të thella dhe kjo ishte kërkesë e kamotshme jona”, ka thënë ai.
“Të konsumoni sa më shumë prodhim vendi, ky vend do të ecë përpara dhe AKB-ja gjithmonë të do të ec me ju”, ka thënë ai./arbresh.info/
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të ...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...