Shahini: Informaliteti ka arritur në rreth 2 miliardë euro

15:58 | 12 Qershor 2015
Arbresh.info

Mos fiskalizimi i bizneseve të ndërtimit, naftës dhe shërbimeve ka bërë që bizneset e fiskalizuara të jenë të pa barabartë në treg. Prolongimi i këtij procesi nga Qeveria është shqetësuese për përfaqësuesit e komunitetit të biznesit. Për këto brenga sot Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), ka organizuar një konferencë ku ka kërkuar që sa më parë Qeveria të zgjedh këtë çështje me kërkesën që të gjitha bizneset të fiskalizohen.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se janë më shumë se 20 mijë biznese që janë fiskalizuar por janë edhe 20 mijë të tjera që ende nuk janë fiskalizuar. Kjo sipas tij është e padrejtë.

“Më shumë se 20 mijë arka fiskale deri më sot janë shpërndarë në Kosovë dhe ka shkuar në dilema të mëdha dhe me tendosje të ndryshme. Por kanë mbetur po aq biznese të cilat ende nuk janë të fiskalizuara dhe sektorët të cilët janë të pa fiskalizuara mbeten ende sektorët e ndërtimtarisë, sektorët e shërbimeve dhe sektorët e derivateve të ndryshëm të naftës . Kjo po e krijon një pabarazi të madhe kundrejt atyre që janë të fiskalizuar, transmeton kp. Me të drejtë bizneset aktuale që kanë paguar këto arka fiskale ankohen se shteti a duhet t’i trajton të gjitha bizneset të barabarta dhe përgjigj a është se në këtë rast shteti po toleron disa biznese të cilat në mënyrë tjetër të pandërgjegjshme i refuzojnë fiskalizimin tash e një kohë të gjatë”, tha Shahini.

Ai ka thënë se informaliteti në vend është rrit nga 35 në 38 për qind që në vlerë është 1 miliard e 700 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme