Tash e disa javë asnjë autobot për transportin e materieve të rrezikshme me targa RKS nuk po lejohet të ngarkohet në instalimet e rafinerive në shtetin serb. Kjo bllokadë ka detyruar biznesmenët kosovarë t’i largojnë nga puna shoferët e autoboteve dhe të paguajnë autobote me targa të shtetit serb, në mënyrë që ta realizojnë importin. Kjo ka bërë që edhe kostoja e transportit të rritet për 400 euro për autobot, shkruan Zëri.
Shteti serb vazhdon të mos i jetësojë në praktikë marrëveshjet e nënshkruara me palën kosovare në Bruksel. Së fundmi, autoritetet serbe po mbajnë të bllokuar biznesmenët kosovarë, pasi që nuk po i njohin certifikatat për transport të mallrave të rrezikshme.
Tash e disa javë asnjë autobot për transportin e materieve të rrezikshme me targa RKS nuk po lejohet të ngarkohet në instalimet e rafinerive në shtetin serb. Kjo bllokadë ka detyruar biznesmenët kosovarë t’i largojnë nga puna shoferët e autoboteve dhe të paguajnë autobote me targa të shtetit serb, në mënyrë që ta realizojnë importin.
Kjo ka bërë që edhe kostoja e transportit të rritet për 400 euro për autobot. Me këtë rast shteti serb ka bërë një ndalesë të njëanshme për bizneset kosovare, pasi që, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në shtetin tonë gjatë 24 orëve futen rreth 60 autobote me certifikata ADR (certifikata për transport të mallrave të rrezikshme) të Serbisë.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...