Pasi që tanimë ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Serbisë për formimin e Grupit Punues për pagesën e energjisë elektrike në veri të Kosovës, “Elektro Privreda Srbije” (EPS) ka filluar riprogramimin e borxheve të qytetarëve të ndërmarrjeve publike dhe të bizneseve në komunat veriore dhe në komunat me shumicë serbe në gjithë Kosovën, shkruan sot Zëri.
Sipas një deklarate të drejtorit të EPS-së, Aleksandër Obradoviq, dhënë medieve serbe, të gjithë borxhlinjve tani u është lehtësuar puna që përmes riprogramit t’i shlyejnë borxhet. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës, pavarësisht nëse ata janë serbë apo shqiptarë, duhet gjithsesi të paguajnë për rrymën që kanë harxhuar.
Obradoviq ka precizuar se riprogramimi i borxheve bëhet për qytetarëve e komunave veriore, si dhe për qytetarët e komunave me shumicës serbe. Sipas drejtorit të “Elektro Privreda Srbija” (EPS), Aleksandër Obradoviq, “EPS Trgovina” dhe “Elektro Sever” nuk janë kompani të reja, por dy degë përmes të cilave EPS-ja do të funksionojë në gjithë territorin e Kosovës.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...