Shteti serb vazhdon të mos i jetësojë në praktikë marrëveshjet e nënshkruara me palën kosovare në Bruksel. Së fundmi autoritetet serbe kanë bllokuar biznesmenët kosovarë, pasi që nuk po i njohin certifikatat për transport të mallrave të rrezikshme, shkruan Zëri.
Me këtë rast shteti serb ka bërë një ndalesë të njëanshme për bizneset kosovare, pasi që sipas të dhënave të Doganës së Kosovës në shtetin tonë gjatë 24 orëve futen rreth 60 autobote me certifikata ADR (certifikata për transport të mallrave të rrezikshme) të Serbisë.
Viktimë e këtyre bllokadave është Ramadan Maloku, pronar i kompanisë “Racional”, që merret me import të gazit nga Novi Sadi. Malokut që nga data 27 gusht i janë bllokuar 6 autobote dhe po i mbahen nga pala serbe. Tash e 15 ditë, përveç ndalesës, Malokut i janë shqiptuar edhe gjoba nga inspektorët e Ministrisë për Komunikacion dhe Infrastrukturë të Serbisë.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...