Të hënën u përmbyll me sukses votimi i Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Evropës Kontinentale (RGCE).
Përmes kësaj marrëveshje KOSTT dhe Republika e Kosovës përfundimisht kanë dalë nga Blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni Veriore) dhe i bashkohet Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri-Blloku AK.
E gjatë kohës kur Kosova ishte në bllokun e Serbisë, kjo e fundit kishte përfituar milionë euro, së paku 65 milionë euro në mënyrë të padrejtë.
Këtë për arbresh.info e kishte konfirmuar zëdhënësja e KOSTT-it, Zana Bajrami.
Ajo ka thënë gjithashtu se reagimet nga Serbia kanë qenë të pritshme, pasi kjo e fundit ka përfituar në mënyrë të padrejtë rreth 65 milionë euro në emër të KOSTT.
“EMS (Serbi) vazhdon të bëj alokimin e kapaciteteve ndërkufitare të Kosovës me vendet fqinje si dhe të mbledh të hyrat nga alokimi i këtyre kapaciteteve. Gjithashtu, deri në vitin 2016 EMS ka mbledhur të hyrat nga tranziti i energjisë nëpër rrjetin transmetues të Kosovës respektivisht mekanizimi i ITC (Inter TSO Compensation). Nga viti 2008 e deri më tani nga alokimi i kapaciteteve ndërkufitare si dhe deri në vitin 2016 edhe nga tranziti i energjisë nëpër rrjetin transmetues të Kosovës, EMS (Serbi) ka përfituar në mënyrë të padrejtë rreth 65 milionë EUR në emër të KOSTT, andaj edhe reagimet nga ana e Serbisë në lidhje me Marrëveshjen për Bllokun Rregullues Kosovë-Shqipëri, kanë qenë të pritshme”, ka thënë ajo.
Ndwrsa i pari i KOSTT, Ilir Shala kishte bërë të ditur se sipas kalkulimeve nga kjo marrëveshje kursimi do të ketë 4.0 milionë euro në vit.
“Me ketë Marrëveshje te Bllokut Rregullues AK, definohet dimensionimi i përbashkët i kapacitetit të rezervave të energjisë elektrike brenda Bllokut AK (Shqipëri-Kosove), ku sipas kalkulimeve te dakorduara, kursimi do te jete ~ 4.0 Milionë EUR ne vit, ku për: – OST (Shq) = 1.4 Milionë EUR – KOSTT (RKS) = 2.6 Milionë EUR Po sikur të operonin të ndara si dy sisteme, atëherë kostoja e kapacitetit të rezervave të energjisë elektrike do te ishte, në total: 9.7 Milionë EUR ne vit, ku për: – OST (Shq) = 2.6 Mil EUR – KOSTT (RKS) = 7.1 Mil EUR”, kishte bërë të ditur Shala./arbresh.info/
Serbia vazhdon të alokojë milionat nga elektro rrjeti i Kosovës
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...