Serbia duhet të pranojë “fajet” në lidhje me “Trepçën”

10:46 | 18 Nëntor 2019
arbresh.info

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) prezantoi studimet e radhës brenda serisë së studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Iraj Hashi nga RIDEA, prezantoi hulumtimin në lidhje me “Trepça-n” në kontekstin e “finales së madhe”.

Hashi tregoi historinë e ndryshimit të Kushtetutës në vitet 88’të nga serbët, me qëllim të marrjes nën kontroll të  minierës “Trepça”.

“Duke i shikuar të gjitha çështjet, Jugosllavia ka pasur tetë njësi. Në vitin 1989 Serbia e ka marr  Kushtetutën e Kosovës dhe e ka ndryshu. Këto veprime kanë qenë jo legale. Ndërmarrjet në Jugosllavi kanë qenë ndërmarrje shoqërore. Ndërmarrjet në Kosovë kanë qenë përgjegjësi e tyre e plotë. Serbia duke e marr përsipër Kushtetutën, i ka larguar punëtorët shqiptar nga ndërmarrja ‘Trepça’. ‘Trepça’ ka qenë ndërmarrja më e madhe shoqërore. 21 njësi ka pas ‘Trepça’ në ato vite. Ata duke përdorur lidhjet politike, ata kanë menaxhuar duke marr hua.  Në vitet 89’të ‘Trepça’ ka pas nëntë mijë punëtorë pastaj janë zvogëluar në tre mijë punëtorë, pas marrjes nën kontroll nga serbët. Në atë kohë shumica e punëtorëve shqiptarë. Pastaj,  aksionet e ‘Trepçës’ u transferuan në Fondet e Zhvillimit të Serbisë”.

Ai tha se Serbia duhet të  pranojë përgjegjësitë për periudhën që kishte marr kontrollin e Trepçës në vitin1990./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme