Nga sot të gjithë qytetarët e rritur, të cilët kanë letërnjoftim dhe vendbanim në Serbi, mund të aplikojnë përmes telefonit për një ndihmë nga shteti prej 100 euro.
Numri i telefonit i qendrës së kontaktit është 0800 101 100, ai është publikuar edhe në profilin zyrtar në Instagram të Ministrit të Financave, Siniša Mali, shkruan tanjug, transmeton arbresh.info.
Shteti serb do të ndaj nga 100 euro për të gjithë qytetarët e moshës madhore.
Kjo do të bëhet për të përballuar më lehtë situatën e krijuar si pasojë e virusit Covid 19. E nga kjo të përfitojnë edhe serbët që jetojnë jashtë vendit.
Por, deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës e kanë falënderuar përmes një komunikate shtetin e Serbisë për ndihmat që ua ka bërë, derisa kanë njoftuar se kanë hequr dorë nga 100 euro sa iu kishin ofruar nga buxheti i Serbisë.
“Duke pasur parasysh alokimet e mëdha që shteti ynë i Serbisë investon në fushën e Kosovës dhe Metohisë, duke krijuar kushte për mbijetesën e qytetarëve, por edhe kthimin e personave të zhvendosur në këto zona, të dhjetë deputetët e Listës Serbe heqin dorë nga 100 euro nga buxheti i Republikës së Serbisë”, thuhej në njoftim për media./arbresh.info/
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot