Para pak ditësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se paga minimale në sektorin privat në Kosovë duhet të jetë 350 euro.
E kjo është mirëpritur nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Në një konferencë për medie kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se kjo do të jetë motiv për punëtorët.
“Ne kemi bashkëpunuar me qeveritë e kaluara dhe me Qeverinë Kurti, dhe kemi ardhur deri te ky vendim. Ky do të jetë një impuls i ri për punën e tyre. Ende nuk është definitive, por çmojmë lartë ketë deklarim dhe kërkojmë që paga minimale të jetë 350 euro”, ka thënë ai.
Azemi ka bërë thirrje që asnjë kontratë të mos nënshkruhet nën këtë pagë.
“Gjendja e punëtorëve të sektorit privat është e rëndë, por rritja e pagës do ndikojë pozitivisht. Bëjmë thirrje që asnjë kontratë e punëtorëve të mos nënshkruhet nën pagën 350 euro. Njoftojmë kompanitë që nuk lejojmë, që stazhi i punës të nëpërkëmbet”, ka thënë ai.
I pari i Sektorit privat ka kërkuar që ky propozim i pagës minimale të hyjë në fuqi më 1 maj.
“Do t’i propozojmë Kryeministrit që vendimin për pagën minimale 350 euro të hyjë më 1 maj”, ka thënë ai.
E për këtë Azemi ka thënë se veçëse kanë filluar acarimet e raporteve punëdhënës-punëmarrës.
“Kemi acarim të raporteve punëdhënës dhe punëmarrës në disa kompani. Në javën e kalume kemi pas shantazhe dhe kërcënim ndaj dy punëtorëve. E kemi kohën dhe momentin që t’i raportojnë këto raste sepse e kemi mbështetjen e Qeverisë”, ka shtuar ai.
Kujtojmë që ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka propozuar që paga minimale në Kosovë të jetë 350 euro.
E për këtë kanë reaguar pozitivisht disa kompani që e kanë rritur menjëherë./arbresh.info/
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...