Sektori i shërbimeve është i vetmi sektor i ekonomisë në të cilin ka bilanc pozitiv sa i përket shkëmbimeve tregtare.
Kështu u tha në lansimin e projektit të financuar nga BE “Asistencë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit – Direktivës së Shërbimeve të BE “, i cili si qëllim ka arritjen e përparimit në Tregun e brendshëm në Shërbime të integruara, e që do të ndihmojë realizimin e potencialit të konsiderueshëm sa i përket rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës në sektorin e shërbimeve në Evropë.
Christof Stock, shef i zyrës së BE-së në Kosovë tha se BE-ja do ta mbështesë Kosovën që me sukses t’i zbatojë të gjitha dispozitat e MSA-së. Ndërsa tha se sektori i ndërtimtarisë në Kosovë, është një prej sektorëve kryesor dhe ofrimi i shërbimeve, sa më të mira në këtë sektor do të jetë një kontribut në përfitimet reciproke për Kosovën dhe BE-në. Ndërsa tha se reformat do të jenë të rëndësishme jo vetëm për shkak të MSA-së por dhe do ta mbështesin sektorin e shërbimeve në Kosovë, sepse ka rregulla të qarta, transparente dhe kjo është e rëndësishme për definimin e shërbimeve, që jepen si dhe kushteve për ata që i ofrojnë këto shërbime dhe në mbrojtjen e konsumatorit.
“MSA është duke u bërë gjithnjë e më praktike. Nuk është vetëm një marrëveshje e nënshkruar diku aty, por është ky projekt i cili është një dëshmi se ne kemi filluar të zbatojmë MSA-në. Sektori i sigurisë nuk është një sektor i lehtë. Por ne mendojmë që me ndihmën e këtyre projekteve ne do të mund të mbështesim Kosovën, që me sukses të zbatojë të gjitha dispozitat e MSA-së dhe që të marrë pjesë në tregun e brendshëm të BE-së dhe për të përfituar bizneset e ndryshme. Prandaj jemi këtu si ofrues të shërbimeve. Gjithashtu mendoj që MSA mundëson shumë shanse në sektorin e shërbimeve…Sektori i ndërtimtarisë është një prej sektorëve kryesor në Kosovë por dhe në shumë vende të tjera të BE-së dhe të gjithë do ta kuptojmë se nëse ka një ofrim të shërbimeve në sektorin e ndërtimtarisë, atëherë kjo do të jetë kontribut në përfitimet reciproke për BE-n? ? dhe për Kosovën”, tha Stock.
E ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se sektori i shërbimeve është i vetmi sektor me një bilanc tregtar pozitiv. Ndërsa kërkoi mbështetjen e BE-së për liberalizimin e vizave, pasi që pengesa në lëvizjen e lirë sipas saj po pengon dhe shkëmbimet tregtare.
“Është i vetmi sektor i ekonomisë në të cilin ne kemi bilanc pozitiv dhe jemi shumë të gëzuar për këtë. Në vitin e kaluar bilanci tregtar i shërbimeve ishte 1 miliard e 211 milionë, prej të cilave 435 milionë importe të shërbimeve dhe 777 milionë kishim eksport të shërbimeve. Kjo nënkupton që është sektor me shumë potencial për tu zhvilluar dhe ne me të gjithë këta mekanizma për përafrimin e legjislacionit tonë me atë të EU-së, do e nxisim këtë sektor që të zhvillohet tutje. Nga z. Shtock u përmend që përmes projektit do të punohet në të gjithë sektorët e shërbimeve dhe u mor shembull sektori i ndërtimtarisë. Është e vërtetë, është një sektor tepër i rëndësishëm. Ndoshta unë do i bëjë thirrje edhe bashkësisë evropiane dhe të gjithëve që të na mbështesin në rrugën e liberalizimit të vizave. Me të vërtetë ka plot shërbime që mund të ofrohen online dhe në forma tjera, por kur jemi te sektori i ndërtimtarisë, por dhe tek sektorë të tjerë, këto shërbime janë të mundshme që të eksportohen vetëm me lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe punëtorëve që jetojnë në republikën e Kosovës”, tha Bajrami.
Ndërsa zëvendësministri i Integrimeve Evropiane Ramadan Ilazi tha se ky është një projekt i rëndësishëm në fushën e shërbimeve.
“Edhe nga aspekti ekonomik shërbimet janë një komponent i rëndësishëm i shkëmbimit tregtar të Kosovës me BE-në dhe vendet e tjera. harmonizimi i mëtejmë i kornizës ligjore me legjislacionin e BE-së do të ndikoj pozitivisht jo vetëm në zbatimin efektiv të MSA-së, por dhe në konsolidimin e sektorit të shërbimeve dhe forcimin e kapacitetit eksportues të vendit tonë në këtë sektor”, tha ai.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës