Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se sektori i energjisë në Kosovë duhet trajtuar në dy drejtime, atë të sigurimit të energjisë dhe atë të përballueshmërisë së çmimeve.
Këtë deklaratë, Stavileci e bëri gjatë konferencës së përbashkët për media me ministrin e Financave, Avdullah Hoti dhe drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Maximo Terero, shkruan arbresh.info.
“Për ta transformuar dhe modernizuar sektorin e energjisë në Kosovë nevojitet një strategji e cila përfshin në vete obektiva të shumta që mundëson qëene të bëjmë zgjidhje të drejta dhe të arsyeshme për të rregulluar të gjitha problemet dhe mbi të gjitha për të arritur dy objektiva të rëndësishme: atë për sigurimin e energjisë elektrike dhe atë për përballueshmërinë e çmimeve”, ka thënë Stavileci.
Ai shtoi se MZHE është në fazën përfundimtare të finalizimin e strategjisë 10 vjeçare për sektorin e energjisë./Arbresh.info.
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”