Google ADS

Sektorët me potenciale ekonomike zhvillohen me barriera institucionale

14:00 | 9 Qershor 2016
Arbresh.info

Në hulumtimin “Potencialet Ekonomike në Rajonin Qendër”, janë identifikuar pesë sektorë kyç që ndihmojnë në adresimin e disa prej kritereve kryesore dhe që ndihmojnë në adresimin e problemeve të rritjes ekonomike, të zhvillimit ekonomik në rajonin më të madh në Kosovë.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Instituti Rriinvest gjatë prezantimit të këtij hulumtimi. Në këtë studim janë të përfshirë përfaqësues institucional, si dhe biznese të sektorëve të ndryshëm që janë identifikuar nga fillimi si me potencial për rritjen ekonomike.

Potencialet ekonomike në rajonin qendër ishte tema e diskutimit në konferencën e organizuar nga Instituti Riinvest.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku përmendi faktorët kyçë që pamundësojnë rritjen e sektorit privat dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, si rritjen e ulët ekonomike, shkallën e lartë të papunësisë, deficitin e lartë tregtar, mungesën e investimeve të huaja, mungesën e politikave të favorshme biznesore e.t.j.

“Kemi identifikuar disa prej sektor? ?ve kyçë që ndihmojnë në adresimin e disa prej kritereve kryesore, që ndihmojnë në adresimin e problemeve të papunësisë, të rritjes ekonomike, të zhvillimit ekonomik në rajonin më të madh të këtij studim kanë qenë me përfaqësues institucional me biznese të sektorëve që janë identifikuar nga fillimi si me potencial për rritjen ekonomike”, Abdixhiku.

Të dhënat e nxjerra nga studimi “Potencialet Ekonomike në Rajonin Qendër”, me theks të veçante në 5 sektorët ekonomik të vlerësuara me potencialin më të lartë, i prezantoi drejtori i hulumtimeve në Institutin Riinvest Alban Hashani. Sipas të dhënave të prezantuara nga ai pothuaj në të gjithë sektorët, mes tjerave janë vërejtur barriera institucionale, shfrytëzim i ulët i kapaciteteve, kërkesë e kufizuar dhe e paqëndrueshme, dhe mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar.

“Të gjithë këta sektorë kanë barriera institucionale, pa dashur me u ndal në këto barriera individualisht, kryesisht shitjet në këta sektorë kanë shënuar rritje në vitet e fundit që është pozitive, megjithatë, mbetet shfrytëzim i ulët i kapaciteteve në të gjithë këta sektorë. Prapë kërkesa është e pa kufizuar, është e pa qëndrueshme dhe për pasojë ‘vnon’ në pozitë jo të mirënegociuese këto ndërmarrje, karshi ndërmarrjeve që gjinden më lartë në zinxhirin e vlerës”, tha Hashani.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, u fokusua në punën që është bërë në Komunën e Prishtinës. Në fjalën e tij hyrëse, Sejdiu deklaroi se që nga viti 2014, Komuna e Prishtinës u mundua ta rregulloi tregun e ndërtimeve, duke ndaluar ndërtimet pa leje, dhe në të njëjtën kohë duke lëshuar numër rekord lejesh ndërtimi.

Sipas tij, Agjencioni Austriak për Ndërtim është i ngjashëm të implementojë një plan subvencionesh në vlerë 3.5 milionë euro, ngjashëm me modelin e Therandës. Sejdiu përmendi bujqësinë si një sektor me potencial të jashtëzakonshëm për Komunën e Prishtinës.

“Është një fond zhvillimor rural që është ndërtuar në Therandë me asistencë teknike të fondit zhvillimor këta kanë ndërtuar fondin, fond ky i cili ka dhënë grante fermerëve për me ide të rritjes. Pra, të rritet kapaciteti i tyre.. për fermë të cilët krijojnë potencial duke u rritur. Tashmë e kemi finalizuar marrëveshjen zhvillimor austriak dhe… prej një shtatorit fillojmë punën me fondin zhvillimor rural të Prishtinës, fond ky i cili është në vlerë prej 3.5 milionë euro, fond i menduar për 3 vitet e ardhshme, andaj për subvencione në komunë të Prishtinës për sektorin e bujqësisë kanë qenë 700 mijë euro, tash me këtë fond vijmë të shifra prej 1.2 milionë euro për grante për fusha specifike”, tha se Sejdiu.

Sejdiu theksoi rëndësinë e konferencave dhe raporteve të tilla, dhe mundësinë për bashkëpunim me komunat e tjera.

Këshilltar strategjik në Oden Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi,deklaroi se rajoni i qendrës ka potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, kur kihet parasysh pozita gjeografike. Sipas tij, investimet e mëdha infrastrukturore në autostrada, dhe ato në energji, përkatësisht ndërtimi i termocentralit të ri, i japin rendësi të veçantë strategjike.

Rukiqi theksoi rëndësinë e investimit në kapital njerëzor dhe edukim, dhe kësisoj aftësimin e fuqisë punëtore. Sipas tij, duhet përmirësuar reputacioni i shkollave profesionale, dhe të identifikohen profilet ku duhet investuar më shumë.

Kurse, drejtori i për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu tha se si komunë kanë krijuar hapësire dhe infrastrukturë përcjellëse për sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë. Sipas tij, janë gjysmë milioni euro të destinuara nga kjo komunë për sektorin bujqësisë, kryesisht për mjedra dhe pemë manore.

Sektori i mjedrave, sipas tij, është duke u zgjeruar në këtë komunë që ka arrit në 600 hektarë dhe pritet të shkoi deri në 1 mijë hektarë. Ai tha se kjo sferë e bujqësisë po shënon edhe rritje të punësimit.

Qëllimi i këtij hulumtimi është identifikimi i sektorëve strategjik dhe ekonomik për zhvillim dhe krijim të vendeve të punës. Pjesë e këtyre sektorëve bëjnë pjesë sektori i bujqësisë, sektori i ndërtimit, sektori i tekstilit, sektori i përpunimit dhe sektori i Teknologjisë Informative.

Komunat që bëjnë pjesë në këtë hulumtim, janë: Prishtin a, Podujeva, Obiliqi, Lipjani, Drenasi Fushë Kosova dhe Gracanica. Në këtë konferencë të përfaqësuesit e këtyre komunave kanë prezantuar strategjitë e tyre komunale për zhvillim të këtyre pesë sektorëve.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme