Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, përfaqësues i AAK-së, Bekë Berisha ka deklaruar se PDK nuk është vetmja e përfshirë në procesin e privatizimit .
E, pas kësaj ka reaguar anëtari i këtij komisioni, përfaqësues i PDK-së, Sejdiu Hoxha, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se Berisha ka fol si përfaqësues i PDK-së.
Hoxha ka shtuar se gjatë komisioni do të hapet çdo gjë duke mos fshehur asgjë që ka të bëjë me privatizimin.
“Me erdh mirë që Beka foli si me qenë përfaqësues i PDK-së sepse pikërisht për çka është fol ndaj PDK-së ne e kemi iniciuar për procedurë. Me sigurti që ka edhe prej partive të tjera që janë të përfshirë në procesin e privatizimit dhe për këtë ne e kemi filluar këtë komision. Kërkesa ime është që të hapet gjithçka, mos të fshehim asgjë”, ka thënë ai.
Ndryshe javë më parë, me 77 vota për, Kuvendi i Kosovës formoi Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, i cili do të ketë 11 anëtarë./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?