Google ADS

SBASHK kërkon të mos zvogëlohet pushimi i lehonisë

14:23 | 13 Prill 2016
Arbresh.info

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka reaguar ndaj idesë së zvogëlimit të pushimit të lehonisë duke thënë se edhe ashtu ligji është i keq.

“Sipas Ligjit të punës dhe Marrëveshjes së Përgjithshme dhe Kontratës Kolektive të sektorëve lehona gëzonte pushim 12 muaj, prej të cilëve 3 muaj pa as edhe një kompensim. Tash po insistohet me diktimin e vazhdueshëm të sektorit privat, por jo rrallë edhe të atij shoqëror që muajt e pushimit për lehonat të zbriten. Kjo është një goditje ndaj lehonave, por edhe ndaj të ardhmes së Kosovës. Kujt do t’i mbetet Kosova edh nëse zhvillohet e bëhet e pasur. Do t’i mbetet pleqve se popullatë të re do të ketë gjithnjë e më pak”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Kjo Sindikatë kërkon nga institucionet të ndalen dhe të shikojnë statistikat të cilat sipas tyre janë alarmuese.

“Numri i nxënësve për çdo vit shkollor ka rënie drastike. Njëra nga arsyet që po ndodh kështu, krahas emigrimit të vazhdueshëm është edhe rënia e natalitetit apo numrit të lindjeve. Në çdo vend të botës kur hetohen elementet e para që tregojnë rrezikun nga mplakja e një populli fillohet me masa konkrete duke dhënë benifite për nënat e reja që lindin fëmijë. Te ne ndodh e kundërta sepse shkurtohet pushimi i lehonisë, bëhen pazare se sa muaj, nga ata pak muajt e pushimit do të paguaj punëdhënësi e sa Qeveria dhe publikisht flitet si tërthorazi kundër lindjeve”, theksohet ndër të tjera në reagimin e sindikatës së arsimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme