Sot nisë punimet Samiti i Ballkanit Perëndimor, në të cilin diplomatë të huaj janë të bindur se do të merren vendime të rëndësishme për të nxitur më shumë integrim rajonal, shkruan arbresh.info.
Jo vetëm në nivel politik, por edhe për të adresuar prioritetet konkrete të komuniteteve në rajon siç është rasti për nënshkrimin e shumëpritur të Traktatit të Komunitetit të Transportit dhe krijimi i Sekretariatit të Dhomës së Tregtisë të Ballkanit Perëndimor në Trieste, i cili do të sjellë më shumë rritje dhe zhvillim ekonomik për rajonin.
Trieste do të mbledhë jo vetëm përfaqësues qeveritarë, por edhe sipërmarrës, të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga e gjithë rajoni dhe nga ato vende të BE që i kushtojnë vëmendje dhe janë pranë nevojave të qytetarëve të kësaj zone.
Integrimi ekonomik rajonal, ndërlidhjet e transportit dhe energjetikës, bashkëpunimi i të rinjve dhe promovimi i sundimit të ligjit do të jenë çështjet kryesore në axhendën e Samitit, shkruan arbresh.info.
Pritet që në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në Trieste, të arrihen fonde shtesë për projektet e përzgjedhura infrastrukturore rajonale, që do të zbatohen mëtejshëm në vitet e ardhshme dhe progresi i tyre do të monitorohet nga vendet pjesëmarrëse.
Nga takimi i fundit, Kosova dhe Mali i Zi kanë pasur disa sinjale kundër idesë së një bashkimi doganor të Ballkanit Perëndimor.
Ministri në detyrë i Financave Avdullah Hoti dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu do të jenë pjesëmarrësit nga Kosova në këtë samit.
“Samiti i Triestes është një ngjarje me rëndësi të madhe ekonomike, politike dhe sociale. Ministria do të jetë aty për nënshkrim të memorandumit me Bankën Evropiane për Investime”, deklaroi ditë më parë ministri Hoti.
Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se pjesëmarrja e Kosovës do të jetë mundësi e mirë për bizneset.
Agjendë të ngjeshur me takime ka paralajmëruar edhe Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili pritet të takojë përveç liderëve të Ballkanit Perëndimorë, edhe ata evropian.
Udhëheqësit pritet të miratojnë edhe një plan veprimi për të krijuar një Zonë Ekonomike Rajonale.
“Pra, edhe një herë, nuk po flasim për një bashkim doganor, por për një koncept të një “Zone Ekonomike Rajonale”, e cila bazohet në angazhimin ekzistues të vendeve të rajonit,” është shprehur komisioneri i BE-së, Johanes Hahn, para fillimit të samitit.
Që nga fillimi i tij tre vjet më parë, procesi i Berlinit ka sjellë një dinamikë të re në zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor me rezultate konkrete.
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, së fundi ka propozuar se si ta bëjnë procesin edhe më dinamik dhe si të fitojnë edhe më shumë fonde për t’iu përgjigjur nevojave të investimit që ka rajoni./arbresh.info/
Policia sërish me aksion në veri, gjen armatim- municion dhe...
Pacolli reagon ndaj komenteve negative: Me fondet e mia pers...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për kë...
Ndahen Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi?
Lajm i keq për tifozët e Chelseat, sërish lëndohet Reece Jam...
“Çifti më i ri në Big Brother”, Gjesti ironizon me Edin dhe ...