174 kompani të ndryshme janë duke i ekspozuar prodhimet dhe shërbimet e tyre në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018”, shkruan arbresh.info.
Mirëpo, të gjitha këto kompani pjesëmarrëse kanë paguar kosto për shfrytëzimin e hapësirës në panair. 55 euro për metër katror kanë paguar kompanitë që janë anëtare të Odës Ekonomike deri sa çmimi më i lartë prej 10 euro ka qenë për ato kompani që nuk janë anëtare të OEK-ut.
Nëse kësaj i bëjmë një llogaritje duke u bazuar që hapësira e objektit ku është duke u mbajtur panairi është 6 mijë metra katrorë, dhe nëse merret një çmim mesatar prej 60 eurove për metër katror atëherë Oda Ekonomike për aq ditë sa do të mbahet panairi do të arkëtojë 360 mijë euro.
Xhevdet Neziri, pronar i kompanisë “PANI”, e cila merret me prodhim të ngjitësit tha për arbresh.info se është i kënaqur me numrin e vizitorëve, deri sa ka shtuar se për metër katror ka paguar 55 euro.
Shumën e njëjtë e ka paguar edhe Fadil Prelvukaj nga kompania “MABEKOGROUP” nga Peja e cila merret me prodhimin e gypave spirale dhe katërkëndore të ventilimit.
Mirëpo, me vizitorët nuk është i kënaqur Idriz Berisha nga kompania “Linda”. Berisha thotë për arbresh.info se janë pjesëmarrës që dhjetë vjet në këtë panair.
Që për metër katror kanë paguar nga 55 euro e thotë edhe Shpejtim Hajredini nga qumështorja “Sharri” dhe Artan Ostërgllava nga kompania “DAKATHERM”, e cila merret me prodhimin e stiroporit.
Arbresh.info ka kërkuar përgjigje edhe nga kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu se përse është caktuar kjo shumë për metër katrorë por se ky i fundit nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.
Në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018”, i cili do të mbahet deri më 21 prill po marrin pjesë 88 kompani nga Kosova, ndërsa 86 të huaja.
Këto biznese vendëse dhe ndërkombëtare janë nga sektorë të ndryshëm të prodhimit, përpunimit, bujqësisë, shërbimeve, tregtisë dhe zejtarisë.
70 kompani pjesëmarrëse janë nga Serbia, ndërsa vetëm një nga Shqipëria./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?