Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka bërë të ditur se Kosova nuk e ka luksin të humb asnjë vend të punës.
Rukiqi përmes një postimi në facebook ka shkruar se nesër do tu drejtohet me letër të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të apeluar për veprim të shpejtë institucional në përkrahje të bizneseve, shkruan arbresh.info.
Ai ka marrë edhe shembullin e një ndërmarrje në të cilën është bashkëpronar e që sipas tij do të detyrohen të shuajnë së paku 25 vende të punës.
“Kosova nuk e ka luksin të humb asnjë vend pune
Për ata që nuk e kanë të ditur dhe për disa tjerë që qëllimisht i jepin kahje tjetër angazhimeve tona në përfaqësimin e biznesit:
– Nuk jam vetëm Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, por edhe bashkëthemelues dhe bashkëpronar në një ndërmarrje të madhësisë të mesme;
– Ndërmarrja e ka edhe pjesën e prodhimit edhe të shitjes;
– Ndërmarrja ka 6 pika të shitjes dhe një pikë prodhuese;
– Ndërmarrja, aty ku është e mundshme, përdor produkte finale dhe lëndë ta parë, vetëm nga prodhimi vendor;
Sikur çdo biznes tjetër në Kosovë, si pasojë e krizës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, edhe ky biznes po ballafaqohet me rrezikun ekzsistencial. Nga vjen ky rrezik:
– 6 pika shitëse, pra 6 qira mujore. Qiradhënësit ende nuk e kanë pranuar pagesën nga Qeveria dhe të njejtit nuk e kanë komoditetin dhe mundësinë të presin dhe të mirëkuptojnë pafundësisht.
– Rënie e dukshme e qarkullimit (jo më shumë se 50%, nëse krahasohet me periudhën e njejtë të vitit të klauar)
– Nevojë për furnizim me stoqe të reja, pasi stoqeve të vjetra të blear para pandemisë, ju ka kaluar afati i përdorimit. Shumë pak furnitorë janë të gatshëm për ofrim të furnizimeve të reja, me pritje të pagesës. Pra duhet para e gatshme për çdo furnizim të ri.
– Punëtorët janë të pamotivuar, pasi që ende nuk e kanë pranuar të plotë pagesën 170 nga Qeveria
– Presion për kryerjen e obligimeve ndaj bankave (mijëra euro këste mujore) dhe ndaj shërbimeve të ndryshme publike;
– Etj, etj
Çka nënkupton për këtë biznes, mosveprimi i shpejtë institucional në përkrahje të biznesve
– Do të detyrohemi të mbyllim së paku disa pika të shitjes (së paku 25 vende pune do të shuhen)
E ilustrova me shembullin personal, por ka mijëra e mijëra shembuj që trgojnë gjendjen e vështirë të bizneseve. Nesër do të ju drejtohem me letër të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të apeluar për veprim të shpejtë insititucional në përkrahje të bizneseve. Kosova nuk e ka luksin të humb asnjë vend pune”, thuhet në postimin e Rukiqit./arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare