Përfaqësues të ambasadave ndërkombëtare, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të ndërmarrjeve të ndryshme ishin mbledhur sonte në Gala Mbrëmjen e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, në të cilën do të bëhet shpërndarja e shpërblimeve për tatimpaguesin, eksportuesin dhe punëdhënësin e vitit 2019, raporton arbresh.info.
I pari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, duke theksuar se në këtë vit ka dy fish më shumë pjesëmarrës në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi sektori privat është zemra e ekonomisë së Kosovës.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur për arsye që familja jonë po rritet. Sonte po shoh dyfish më shumë pjesëmarrës në krahasimi me vitin e kaluar. Ne besojmë në biznes, ndërmarrësi që i japin punë mijëra të rinjve të shkëlqyeshëm. Sot kemi njerëz pa vende pune jo që nuk kanë kapacitete, dhe ka vende pune që nuk kanë punëtorë të kualifikuar e kjo është përgjegjësi e politikanëve që i kemi zgjedhur “, u shpreh Rukiqi. /arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...