Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar nga Qeveria e re e Kosovës të merret me burokracinë.
Rukiqi përmes një postimi në facebook ka shkruar se kompanitë prodhuese paguajnë para për fleta të bardha pa asnjë shkronjë, shkruan arbresh.info.
I pari i OEK-së, ka shtuar gjithashtu se gjashtë muaj më parë kanë dërguar një kërkesë në Institutin e Shëndetit Publik për anulim të këtij vendimi por nuk kanë marrë përgjigje.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Rukiqit
“Qeveria duhet te merret me burokracinë. Kompanitë prodhuese dhe eksportuese paguajnë mijëra e mijëra euro, kosto te noterizimit, për fleta te bardha, ku nuk është asnjë shkronje e vetme
Një shembull eklatant, si ilustrim për vendime te gabuara, nga institucione te gabuara, që ndikojnë direkt, në klimën e të berit biznes, për më shumë ndikojnë në aftësinë konkurruese të prodhuesve dhe eksportuesve:
Para 6 muajve, kemi dërguar një kërkesë në Institutin e Shëndetit Publik, i cili në baza absurde vendos që të notorizohet çdo fletë e dokumentacionit të eksportit, përfshirë edhe fletat e bardha, ku nuk është asnjë shkronje e vetme, për anulim të këtij vendimi. Në shumë kompani, kosto e noterizimit është rrit 300%, si pasoje e këtij vendimi. Edhe pas 6 muajve, nuk ka asnjë përgjigje nga ky institucion.
Ka shembuj e shembuj te ngjashëm. Ministritë e caktuara urgjentisht, në partneritet me Odën, duhet të identifikojnë një liste veprimesh që adresojnë burokracinë dhe ndikojnë në një performancë më të mirë për bizneset në tregun vendor dhe të jashtëm”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...