Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se çdo ditë humbin nga 10 milionë euro për shkak të mbylljes së bizneseve për të parandaluar përhapjen e virusit korona.
“Dëmi tashmë është bërë, në baza ditore janë 10 milionë euro për ekonominë e vendit dhe nëse zgjatë 3 muaj kemi 1 miliardë euro e që do të ndikoj që rritja ekonomike të bie në 1.5 % sipas disa hulumtimeve”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se rreth 120 mijë punëtorë këtë muaj do të marrin page të përgjysmuar ose nuk do ta marrin shumë.
“Te sektorët sikur ndërtimi dhe prodhimi kemi rënie të qarkullimit deri më 20%, pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë janë prekur direkt ose indirekt. Nga 240 mijë punëtorë janë 120 mijë punëtorë që janë jashtë vendeve të punës e që ose do ta marrin pagën të përgjysmuar ose nuk do ta
marrin fare”, ka shtuar ai.
Rukiqi ka thënë se gjendja aktuale e ekonomisë së Kosovës është serioze.
“Gjendja është shumë serioze, një pjesë e Qeverisë duhet të merret me shëndetin publik ndërsa tjetra me ekonomikë, duhet të jenë paralele”
Edhe Rukiqi ka thënë se kompensimi i Qeverisë së Kosovës për punëtorët e sektorit privat prej 170 euro është e vogël ai ka kërkuar që kjo të rritet në 289 euro./arbresh.info/
OEK për sektorin privat: Qeveria të paguaj pagat ashtu siç i morën në shkurt
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...