Rukiqi: Ekonomia joformale, korrupsioni, disa nga barrierat e të bërit biznes në Kosovë

11:11 | 2 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilën ka folur për  sektorin privat dhe zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 6 tetor, raporton arbresh.info.

Berat Rukiqi, i numëruar problemet e sektorit privat në Kosovë ka thënë se, ekonomia jo formale, mungesa e energjisë elektrike, jo stabiliteti politik janë problemet kryesore të Sektorit privat.

“Nuk do të angazhohemi me asnjë kandidat për zgjedhje.E kemi thënë se do të dalim me rekomandime për institucionet në lidhje me problemet e Sektorit Privat. Ekonomia Jo formale është një ndër problemet kryesore. . Kemi një ekonomi rreth 25 40 përqind të jo formalitetit. Energjia elektrike është që asnjë qeveri nuk ka arritur të zgjidhë këtë problem dhe i bëjmë thirrje që ta zgjidhë.Hidrocentralet i duhet Kosovës për zhvillimin ekonomik të Sektorit privat. Jo stabiliteti politik është tjetër problem. Parlamenti ynë qe 3 4 vite nuk ka marr hapa për biznese por është marrë me rezoluta të thjeshta. Pjesa e sundimit të ligjit është ajo që ndikon në zhvillimin e sektorit privat. Luftimi i korrupsionit është vetëm një temë që partitë politike e përdorin vetëm për vota. Burokracia është një ndër problemet kryesore ngase sa shume qe ka procedura burokratike,  aq shumë korrupsion ka. Skathtesite e fuqisë punëtore. Kosova e ka një avantazh që ka Rini të mjaftueshme por kjo Rini nuk ka shkathtësi gjë që pengon investimet e huaja”, u shpreh Rukiqi.

Ai më tutje ka folur edhe për sfidat që po e presin qeverinë e ardhshme.

“Qeveria e ardhshme duhet të bëjë që punëtorët e Sektorit Privat të mos punojnë pa kontratë.  Fiskalizimi është një problem i madh ngase të gjitha ndërmarrjet i kanë aparatet për të por shumica nuk i përdorin  Energjia elektrike duhet të ketë tarifa të ndryshme në zona të ndryshme.  Rritje e fondit për efiqencë. Krijimi i Gjykatës Komerciale, kemi filluar punimet edhe shpresojmë që edhe qeveria e ardhshme ta vazhdojë.  I ftoj partitë politike që dojne me e udhëheqësit vendin të mirën me këto rekomandime”, tha Rukiqi./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/385674175680144/?notif_id=1567413098689531&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme